Share.

    8 Comments

    1. Termi “dominim Osman” o qesharak, ama nuk e ka keq, historia o e shkrune bardh e zi, imitim i historive të shtetëve përreth që jon kanë nën pushtimin Osman.

    2. patatoman9000 on

      Ky po mundohet si t’them me justifiku pushtimin qe na e kan bo neve me fjal si “I kan ftua”, “nuk duhet te shikohet sikur nje blok, por si periudha te ndryshme gjat 500 viteve”, “ne disa raste e kan shtyre nacionalizmin shqiptar kunder atij serb, ne disa na e kan ndal”

      sipas meje kto jon krejt pseudo-argumente, ky as nuk po thot ‘jan kan te keqinj per ne’ e as ‘jan kan te mire per ne’.

      mund te kuptohet qe jo gjithqka osht bardh e zi, amo turqit 100% na kan lon ma keq se na kan gjet.

      tha qe na e kan ndryshu ‘rrjedhjen naturale’ qe do na afronte ne me evropen por e justifikon edhe kto tu thon qe krejt ballkani ka qen ndryshe nga evropa e gjere.

      kto argumente sipas meje “dance the line” si me thon, ku ky po munohet me na shti neve me justifiku sundimin ton si diqka qe kem fitu prej saj.

      sigurisht, do shqiptar kan arrit me marr pozicione tlarta en perandori, amo n’dit sodit qfar vlere kan ato per ne?

    3. JonGhost1234 on

      1. Hera e pare qe degjoj ne historine e njerezimit ti vihet termi “dominim” nje pushtimi ushtarak nga nje fuqi tjt. Interesante si qasje… Argumenti per Betejen e Savres gjithashtu eshte problematik sepse ushtaret osmane u perdoren si mercenare nga Topia, ai nuk eshte se i dorezoi autoritetin e principates se tij si shkembim per mbeshtetjen ushtarake. Edhe ne Peleponez, ushtria osmane per here te pare eshte ftuar nga despotet vendas per te shtypur nje kryengritje (per ironi rebelet ishin arberore)
      2. Qe nen Perandorine Osmane ngelem mbrapa shteteve te tjera Europiane, ky eshte fakt i padiskutueshem. Krahaso Kroacine me Serbine per nga zhvillimi ose me mire akoma pjesen austriake te Serbise me ate osmane, ca diference te madhe ne kulture apo infrastrukture kane pasur, diference qe edhe sot ekziston.
      3. Pjesen e konvertimit ka deri diku te drejte sepse lidhet me shume me humbjen e autoritetit te kishave dhe te mungeses se prifterinjve qe dinin shqip, por prape per shkak te interesave harron ose nuk permend me dashje qe nje pjese e arberoreve ishin katolik, pra te krishtere te orientuar drejt Papes, qe ndryshe nga ortodokset qe njihnin autoritetin e Patriakut dhe rrjedhimisht edhe te Sulltanit, ishin nje entitet i huaj dhe armiqesor per Perandorine.

    4. pak-ma-ndryshe on

      Beogradi ka pas universitete, Mal i Zi i pavarur, trojet shqiptare i krishter sguxojshe me ken, su kan leju shkollat ne gjuhen shqipe, o ropt npidh turkofilve se na bejn budallenj kur sben sens me e mendu dy her a jemi popuj vllezer me majmunat turk a armiq qe na kan pushtu per 500 vjet e vazhdojn e ndertojn xhamia nga 2 cop per katund

    5. Powerful-Health-9324 on

      Dmth nipat ton kan me dal Jugosllavia nuk u kon pushtuse ne Kosove e shqiptart me serbt kan bashk-qeveris sipas ktyne turkofilave.

    6. Hour-Plenty2793 on

      Veç po du me shtu që krejt qeto pika që i kundërshtoj përveç që jon trillime komuniste enveriste, jon edhe andrra sllavo-greke. Përkatsisht qekjo “konvertimi i fesë për arsyje ekonomike” osht ni rrenë absurde që veç n’Ballkan ekziston, kur dihët që mas Skenderbeut Venediku i ka prishë krejt lidhjet me fiset arbnore edhe rrjedhimisht muslimant (po edhe katolikt) kan pagu taksa ma t’mdhaja se sa n’Greqi/Serbi/Bullgari/Rumani/Bosnje.

    7. haveyoumetlevi on

      Ky të bën për budalla duke u munduar t’i parashtrojë ato që ka për qëllim të thotë në një mënyrë gjoja argumentative dhe objektive.

      Kur thotë psh që nuk është e vërtetë që ata e kanë penguar lëvizjen tonë kombëtare, se ata kanë pasur interes ta zhvillojnë atë dhe e kanë bërë por në momente të caktuara dhe e kanë goditur. Ky është budallallëk. Ata vetëm sa e kanë përdorur çështjen tonë kombëtare për interesat e tyre.

      Kur u ngrit psh Lidhja e Prizrenit që kërkonte autonomi, perandoria e mbështeti në momentin e parë vetëm për të mbrojtur Janinën, sepse po përcaktoheshin kufijtë midis Greqisë dhe perandorisë Osmane. Turqit e përdorën si argument faktorin shqiptar për të mos e lëshuar Janinën, dhe Janina iu la atyre si përfundim. Sapo përfundoi çështja e kufijve dhe morën çfarë deshën, turqit e kanë shtypur Lidhjen e Prizrenit dhe i kanë masakruar.